Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti nga një ngjarje në Sellcë të Tetovës iu referua takimit të ardhshëm në Ohër të shtunën ku pritet të nënshkruajnë marrëveshjen kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, duke e vlerësuar atë si procedurën përfundimtare të pajtimit.
Ahmeti konsideron se bashkësia ndërkombëtare nuk do ta përsërisë rastin me Bosnjë dhe Hercegovinën.
“Po bëhen hapat e fundit drejt pajtimit, inkurajojmë autoritetet e Kosovës, kryeministrin, kryetarin e Kuvendit dhe presidentin, deputetët dhe opozitën më 18 mars në Ohër që të marrin një vendim të qëndrueshëm dhe të drejtë që Kosova përfundimisht të hyjë në rrugën pa kthim në integrimet në strukturat botërore të OKB-së, NATO-s dhe BE-së. Ne inkurajojmë autoritetet që pa hezitim të vendosin për të ardhmen e Kosovës dhe ne na kanë pas. Por apelojmë gjithashtu te komuniteti ndërkombëtar, tek ndërmjetsuesit për këtë marrëveshje të pajtimit të mos ndodh rasti i Bosnjës, ku Bosnja është një shtet jofunksional dhe shembull i keq, prandaj çdo zgjidhje që do të arrihet më 18 mars në Ohër, të jetë në shërbim të zgjidhjes, të paqes së qëndrueshme dhe në pajtueshmëri të plotë me autoritetet e Kosovës si përfaqësuesë legjitim të mijëra e mijëra sakrificave”, deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.
Takimi i radhës i liderëve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut do të mbahet më 18 mars në Ohër.
Ky do të jetë një takim ku liderët do të diskutojnë planin e zbatimit që është pjesë integrale e Propozimit Evropian – Marrëveshjes drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...