Ali Ahmeti për kryeministrin e parë shqiptar: Kur besojmë në diçka, ne jemi të gatshëm të sakrifikojmë gjithçka

12:52 | 10 Qershor 2020
Arbresh.info

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sërish ka përmendur idenë për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Ai thotë se kur shqiptarët janë bashkuar e kanë arritur gjithnjë qëllimin e tyre, transmeton portali arbresh.info.

“Ne shqiptarët kemi ëndërruar për liri, për barazi dhe luftuam që kjo ëndërr të bëhet e vërtetë. Sepse kur besojmë në diçka, ne jemi të gatshëm të sakrifikojmë gjithçka. Si shqiptarët, ne kemi ditur gjithmonë se si të bashkohemi për qëllimet e përbashkëta, kur ka qenë e rëndësishme dhe vendimtare, gjatë luftës, gjatë krizës dhe gjatë përpjekjeve tona të pa ndalura për barazi dhe integrim”, thotë Ahmeti.

Sipas tij, tani është koha për vazhdimin e ëndrrës për shkak se shqiptarët duhet të arrijnë edhe më shumë.

“Ne kemi pjesë të barabartë në historinë, trashëgimin, në ekonominë dhe në të ardhmen e vendit tonë. Tani është koha për barazi të plotë, për marrje të përgjegjësisë për të prirë. Është koha për kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, thotë Ahmeti.

Kujtojmë se regjistrimet e popullsisë nuk tregojnë shifrat reale të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni.

Sipas disa historianëve janë rreth 40% shqiptarë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme