Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nuk do të gjykohet mbi akuzën për lëndën “Regjistrimi”.
Javorja “Fokus” shkruan se procedura ndaj tij është ndërpre pasi Prokuroria Publike nuk ka arritur ta dëshmojë veprën penale.
Akuza e ish PSP-së bashkoi në bankën e të akuzuarve kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish kryeministrin Nikolla Gruevski mbi dyshimet për ndikimin ndaj procesit të regjistrimit, përkatësisht marrëveshjes Gruevski-Ahmeti për bojkotimin e procesit në vitin 2011.
Në ngritjen e akuzës, ish PSP kishte konstatuar se partnerët e koalicionit kanë dëmtuar buxhetin shtetëror për 2.8 milion euro.
Ndërprerja e procedurës vjen një muaj pasi Ahmeti u paraqit vullnetarisht për të dëshmuar në Prokurori.
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut