Ali Ahmeti komenton deklaratën e Lavrov për Ballkanin e Hapur: Është shumë dinak

22:59 | 9 Qershor 2022
L G

Kryetari i BDI’së Ali Ahmeti thotë se s’ka asnjë lidhje në mes të Rusisë dhe Ballkanit të Hapur. Ai ka komentuar deklaratën e ministrit të jashtëm të Rusisië, Sergei Lavrov, për këtë nismë rajonale.

“Sa i takon deklaratës së Lavrovit, sigurisht që Lavrov është shumë i zgjuar, është shumë dinak, edhe ka hedhur një fishekzjarrë me të cilën fishekzjarrë do të merremi të gjithë ne tani se ‘Ballkani i Hapur është nismë dhe e mbështetur edhe nga Rusia””, tha Ahmeti.

“S’ka të bëjë kjo punë as me Lavrovin as me Kremlinin”, shtoi ai në “Çim Peka Live” në SyriTV.

Ahmeti tha se e mbështet Ballkanin e Hapur, pasi e sheh si instrument për pajtim në Ballkanin Perëndimor.

Ministri i Jashtëm rus Lavrov, tha ditë më parë, se Ballkani i Hapur ishte një iniciativë serbe dhe se Rusia e mbështeste këtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme