Ali Ahmeti: Bashkimi kombëtar s’bëhet, shqiptarët t’i forcojnë shtetet e tyre

23:05 | 13 Qershor 2018
Arbresh.info

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka dhënë një intervistë në emisionin “Pressing”.

Ai ka folur edhe për temën e bashkimit kombëtar të shqiptarëve. Ahmeti ka thënë se s’ka shqiptar që s’e do Shqipërinë, dhe që s’e do bashkimin kombëtar.

Por, sipas Ahmetit, gjërat kanë ndryshuar shumë që nga vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.

Ai ka thënë se shqiptarët tani duhet të synojnë të bashkohen në Evropë, me integrimin e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme