Kabineti i kryeministrit të Qeverisë së Greqisë, Alexis Tsipras, po punon në planifikimin e vizitës së tij në Shkup, që sipas disa mediumeve në Greqi pritet të ndodh në fillim të muajit të ardhshëm.
Mediumet greke shkruajnë se pas vizitës së Tsipras në Shkup, edhe Zoran Zaev do të udhëtojë për në Athinë.
Planet për vizitë në Shkup i ka zbuluar edhe vetë kryeministri grek gjatë fjalimit të tij në Forumin e Katërt Ekonomik në Delfi. Tsipras ka thënë se shumë shpejt do të jetë kryeministri i parë që zyrtarisht do ta vizitojë Shkupin, i shoqëruar nga delegacion i biznesmenëve.
Ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, gjatë një interviste për Agjencinë e Pavarur Ballkanike të Lajmeve ka thënë se vizitën e Tsiprasit e pret në muajin mars ose prill dhe shtoi se edhe ai do ta vizitojë Athinën, përcjell telegrafi maqedoni
Ndryshe, marrëdhëniet mes Athinës dhe Shkupit u përmirësuan pas arritjes së marrëveshjes për zgjidhjen e kontestit të emrit, e cila u nënshkrua në Prespë.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?