Deputetja Emilia Aleksandrova nga grupi i pavarur i deputetëve që u përjashtuan nga OBRM-PDUKM, tha se në negociatat mes Qeverisë dhe Lëvizjes Besa të Bilall Kasamit në mënyrë normative është precizuar mënyra se si do të shënohet nënshtetësia për bashkësitë etnike.
Ajo tha se formulimi i ri është në pajtim me ndrshyshimet kushtetuese të deritanishme konkretisht amendamentin 5. Deputetja theksoi se marrëveshja e arritur mes Zaevit dhe Kasamit është e pranueshme edhe se ato do të votojnë “pro” ndryshimeve kushtetuese, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gjatë ditëve të kaluara në negociatat me Qeverinë kemi arritur të mbrojmë interesat maqedonase. Përkrah amendamenteve të pranuara, në mënyrë normative është precizuar mënyra se si do të shënohet nënshtetësia për bashkësitë tjera etnike. Ne do të votojmë “pro” ndryshimeve kushtetuese”, tha Aleksandrova.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...