Aleanca për Shqiptarët sot do të mbajë Kongres të jashtëzakonshëm në Qendrën e Kulturës në Tetovë.
Në kongres do të zgjidhet kryetari i ri i partisë dhe i vetmi kandidat është ushtruesi i detyrës së kryetarit aktual, Arben Taravari.
Nga partia bëjnë me dije se kongresi i tretë do të mbahet në dy pjesë: ai formal me pjesëmarrjen e të ftuarve dhe i hapur për media dhe pjesa e punës, e cila do të jetë e mbyllur vetëm për delegatët.
Gjashtë muaj më parë, kryetari i atëhershëm i ASh-së, Ziadin Sela dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të partisë për shkak të rezultateve të zgjedhjeve për Këshillin në Komunën e Tetovës. /Telegrafi/
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...