Aleanca për shqiptarët: Për ”Grupin e Kumanovës” të ndërhyjë faktori ndërkombëtar

16:38 | 2 Nëntor 2017
Arbresh.info

Aleanca për shqiptarët ka reaguar në lidhje me dënimet ndaj ”Grupit të Kumanovës” duke thënë se kërkojnë hetim ndërkombëtar.
”Kërkojmë ndërhyrje urgjente të faktorit ndërkombëtarëve për epilogun politiko-gjyqësor të rastit të Kumanovës.
Vendimi i gjykatës penale me 746 vite burg për të dënuarit e Kumanovës dhe 7 persona me burg të përjetshëm paraqet dënimin më të madh ndonjëherë ndaj shqiptarëve, ne historinë e Maqedonisë.”

”Vlerësojmë se ky gjykim është politik, dhe vazhdimësi e një procesi të montuar politik në që ndodhi pikërisht në kohën e regjimit OBRM-PDUKM – BDI, dhe si i tillë është gjykim i po të njëjtës mendësi të atij regjimi dhe të atyre aktorëve politik të pushtetit të deridjeshëm.”

”Aleanca për Shqiptarët fton faktorin ndërkombëtar të bëhet pjesë e zbardhjes së tërësishme të këtij procesi të montuar politik.”

”Gjithashtu sigurojmë opinionin që rasti i Kumanovës do të marrë epilog të drejtë bashkë me reformat në drejtësi, si përcaktim esencial i veprimit tonë politik dhe pjesëmarrjes në Qeveri” thonë nga Aleanca për shqiptarët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme