Nëpërmjet një njoftimi të Aleancës për Shqiptarët thuhet se “BDI është rekordere e mashtrimit dhe kjo nuk përbën ndonjë risi”.
“Që në 18 vite të qeverisjes dhe në gjashtë qeveri të ndryshme s’ka realizuar kurrë ndonjë premtim brenda 100 ditëshit të parë edhe kjo s’është risi. Që për ta, politika është mashtrim dhe jo seriozitet për premtimet që jep, edhe kjo nuk përbën risi”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.
Risia, sipas ASH-së, është që më në fund nënkryetari i BDI-së pranoi të gjitha ato gjërat që, siç thonë nga kjo parti, ASH i tha në 100 ditëshin e qeverisjes.
“Urojmë që të mos jetë lojë dhe z. Mexhiti ta bëjë zgjidhjen e tij, a do të vazhdojë akoma të jetë në anën e rrenës dhe të mashtrimit që udhëhiqet nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, apo fjalët e thëna do t’i shndërroje në veprime konkrete dhe në ditët në vazhdim do të dëgjojmë edhe largimin e tij përfundimtar nga BDI”, thuhet në fund të njoftimi të ASH-së.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...