Aleanca për Shqiptarët do të garojë me kandidatin e saj për president

07:32 | 2 Shkurt 2019
A. B.

Situata politike në vend dhe debatet mbi zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e mundshme parlamentare.

Këto ishin temat e seancës së sotme të Kryesisë Qendrore të Aleancës për Shqiptarët që u mbajtën në selinë e partisë në Tetovë, njofton kryetari i kësaj partie, Ziadin Sela.

Për zgjedhjet presidenciale, Aleanca do ta publikoj kandidatin e saj dhe mbetet e hapur për bashkëpunim dhe ndoshta një kandidat i përbashkët me partitë e tjera opozitare nga blloku politik shqiptar, njofton Sela.

“Ne besojmë se është shumë e rëndësishme që votat e shqiptarëve të jepen për ndonjë kandidat shqiptarë për president dhe nga ana tjetër mendoj se do ta shfrytëzojmë këtë proces që diçka të ndryshohet në mënyrën se si zgjidhet presidenti i vendit dhe ai në të ardhmen t’i përfaqësoj të gjithë qytetarët, dhe jo një etnitete të veçantë”, deklaroi Sela.

Ai hodhi poshtë çdo bashkëpunim me BDI-në dhe gjithashtu përsëriti qëndrimin e partisë se janë të nevojshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme