Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të protestojnë sot kundër siç thonë vjedhjes së votës shqiptare nga BDI-ja.
Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela ka shkruar në facebook se 30 vjet pas mposhtjes së monizmit, shqiptarët sot rrezikohen të kthehen në diktaturë. Asnjëherë më shumë se kaq dhe asnjëherë më shumë se sot, shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po u rrezikohet demokracia, e drejta e lirë e votës dhe liria e votës së drejtë.
–Kjo është arsyeja që të Hënën më 27 Korrik, në Shkup do të realizohet Marshi për Demokraci, që ka për qëllim ndërgjegjësimin e opinionit se në një vend aspirant për BE, demokracia nuk mund të ndahet me kufij etnik e politik, porse duhet t’u përkasë të gjithëve njësoj, ka shkruar Sela.
Marshi protestues i koalicionit “Tash është koha” i quajtur “Marshi për demokraci” do të nisë nga parku i Çairit në orën 19 dhe do të përfundojë para zyrës së BE-së dhe Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Nga ky koalicion thonë se marshi do të respektoj rekomandimet shëndetësore.
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...