Konteksti historik është ruajtur plotësisht ndërsa e drejta për vetëvendosje është pranuar nga Greqia.
Unë jam i gatshëm të paguaj çmimin politik, por ia vlen për Maqedoninë. Jam thellësisht i bindur se ne po sigurojmë të ardhmen për gjeneratat që vijnë, tha kryeministri Zoran Zaev para deputetëve në debatin e sotëm mbi propozim amendamentet e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë replikave në mes deputetëve në Komisionin për Çështje Kushtetuese për propozim amendamentin e dytë, kryeministri Zaev theksoi se nuk do të ketë marrëveshje tjetër më të mirë dhe se të dyja palët përfitojnë nga marrëveshja.
Deputeti Ilija Dimovski nga radhët e OBRM-PDUKM-së propozoi që në Preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë të përfshihen edhe tri dokumente: Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë nga viti 1991, si dhe kushtetuta e kryengritjes Kresnës dhe kushtetuta e parë e TMORO-së.
Ndërsa Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja “Besa” sot përsëritën se hapja e ndryshimeve kushtetuese është një moment i mirë për të diskutuar të gjitha çështjet e hapura dhe sugjerojnë që Maqedonia në Preambulë të përkufizohet si shtet multietnik.
Për këtë kërkesë të Alencës dhe Besës replikoi kryeministri Zaev, i cili tha se cilësia e arritjes së barazisë mund të diskutohet, por barazia e plotë në pjesën e formulimit nuk është plotësisht e justifikuar, sepse ekzistojnë shtete kombëtare si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia.
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...