Niveli i lartë i ajrit të ndotur ka mbizotëruar dhe sot në shumë komuna të vendit. Sipas stacioneve matëse të ministrisë së Ambientit Jetësor, koncentrimi më i madh i grimcave PM10 dhe PM 2,5 rezulton të jetë në komunën e Tetovës, Kërçovës, Kumanovës, Qendrës, Gazi Babës dhe vendbanimit Rektorat.
Pavarësisht kësaj situate, Qyteti i Shkupit ende nuk ka filluar me zbatimin e masave konkrete kundër ndotjes së ajrit. Kreu i qytetit të Shkupit Shilegov, deklaroi se ky problem jetik me të cilët përballen qytetarët do të tejkalohet gjatë periudhës që vjen.
“Shkupi sot është qytet me shumë sfida. Ndotja patjetër që është sfida më e madh, por përballet edhe me shumë sfida të tjera si në infrastrukturë, urbanizëm, trafik, gjelbërimin. Këta probleme mund të tejkalohen vetëm atëherë kur të gjithë ne do të angazhohemi për të mirën e të gjithëve. Kur them të gjithëve, e kam fjalën si për pushtetin në nivel qendror dhe në atë lokal, edhe të biznesmenëve edhe të organizatave. 6:40 Shkupi do t’i mposhtë sfidat e sotme dhe do të vazhdojë që të zhvillohet dhe përmirësohet”, deklaroi Petre Shilegov, Kryetar i Qytetit të Shkupit.
Masa e vetme konkrete e cila është vënë në funksion deri më sot është instalimi i 12 pajisjeve për pastrimin e ajrit në njërën nga çerdhet e komunës Qendër si donacion nga ana e Rotary Club Shkup.
“Vetë pajisjet janë të dedikuara për pastrimin e grimcave PM 2,5 ku realisht këta grimca janë problem serioz këtu në Shkup, pasi të njëjtat mund të depërtojnë në organet respiratorë dhe të njëjtat të shkaktojnë sëmundje të ndryshme si astma apo të ngjashme. D.m.th pas instalimit të këtyre pastruesve të ajrit, fëmijët për aq kohë sa do të qëndrojnë në çerdhe 6,7 apo 8 orë do të jenë të mbrojtur nga grimcat e rrezikshme”, deklaroi Ivan Novakovski, Kryetar i “Rotary Klub” Shkup.
Ditë më parë ministria e Ambientit Jetësor dhe Qyteti i Shkupit paralajmëruan disa masa të cilat do të ndikonin në përmirësimin e cilësisë së ajrit, por deri më sot ende nuk ka ndonjë hap konkret në këtë drejtim.
Shoqata të ndryshme joqeveritare dhe qytetarët adresuan kritika të shumta mbi këta masa duke thënë se të njëjtat janë të papërshtatshme.
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale