Alarm për bombë në shtatë shkolla të Shkupit

12:23 | 16 Nëntor 2022
K.B

Në shtatë shkolla në Shkup sot është ngritur alarmi për bombë, njofton Ministria për Punë të Brendshme.

Nga Policia thonë se janë ndërmarr të gjitha masat për evakuim të sigurt të nxënësve dhe stafit të shkollave.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, punonjësit e policisë po marrin masa për evakuim të sigurt dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste, ndërsa gjithashtu po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB./Alsat/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme