Alarm për bombë, evakuohen 5 shkolla në Shkup

14:20 | 26 Tetor 2022
Vjollca Gajraku

Pesë shkolla në Shkup, sot përmes adresës elektronike kanë, marr kërcënime se në objektin e tyre është vendosur mjet shpërthyes (bombë).

Sipas MPB-së menjëherë është marrë hap për evakuimin e nxënësve dhe të punësuarve.

“Pas denoncimit, nga ana e policisë janë ndërmarr të gjitha masat për evakuimin e sigurt të nxënësve dhe të punësuarve dhe për momentin po kryhen kontrolle anti-terroriste dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB-ja.

Sipas MIA-s bëhet fjalë për shkollat: Rade Jovçevski Korçagin, Orce Nikollov, Nikolla Karev, Josip Broz Tito dhe boro Petrushevski. /Alsat.m/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme