Akuzë penale për shtetas shqiptar për grabitje

15:06 | 22 Shtator 2018
Arbresh.info

Për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “grabitje”, Sektori i Punëve të Brendshme Ohër deri te Prokuroria Publike dorëzoi akuzë penale kundër K.M (24) nga Veleshta dhe P.O (27) nga Librazhdi – Republika e Shqipërisë.

Të akuzuarit, siç kumtojnë nga SPB Ohër, veprën penale e kanë kryer më 3 gusht në ora 3:45 në një pompë benzine në afërsi të fshatit Veleshtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ata kanë hyrë në objekt me pistoletë dhe ndaj të punësuarve kanë kërkuar para nga të hyrat . Më pastaj, kanë marrë 23.563 denarë dhe 2.940 denarë monedha”, informoi zëdhënës i SPB Ohër Stefan Dimoski.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme