Aktivitetet rreth protokollit për anëtarësim në NATO në fazën përfundimtare

08:55 | 29 Janar 2019
A. B.

Aktivitetet rreth përgatitjes së protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO janë drejt fundit, pasi pas përfundimit të procedurave në Kuvendin e Maqedonisë, javën e kaluar Marrëveshja e Prespës edhe në Kuvendin e Greqisë mori dritë të gjelbër dhe u shpall në Gazetën Zyrtare në Athinë.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, dje për “Politico Evropa”, tha se protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë do të nënshkruhet së shpejti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, është e mundur që kjo të ndodh gjatë javës së ardhshme, dhe më pas Shkupi do të ketë të drejtë të ulet në tavolinën e NATO-s dhe të merr pjesë në disa takime të Aleancës.

Stoltenberg dje edhe me shkrim e ka njoftuar ministrin e Jashtëm Nikolla Dimitrov, se në përgatitje është protokolli, i cili së pari do të nënshkruhet nga përfaqësuesit e vendeve anëtare të NATO-s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme