Aksioni i policisë në Shkup, deputeti shqiptar: Të sqarohet policia, aksioni spektakël i panevojshëm

14:34 | 25 Qershor 2019
V. S.

Sot në orët e para të mëngjesit është zhvilluar një aksion i madh policor.

Sipas informacioneve të para nga tereni mendohet se aksioni është duke u zhvilluar për shkak të duhanit dhe kontrabandës së paligjshme.

Lidhur me këtë aksion ka reaguar deputeti i BDI-së, Artan Grubi, përmes një postimi ne facebook.

Postimi i plotë:

“Policia financiare duhet të sqaron dhe arsyeton në bazë të cilave vlerësime kishte nevojë për këtë përdorim kaq të shtuar dhe serioz të policisë në Luboten. Spektaklet dhe demonstrimi i forcës shpesh janë të panevojshme dhe të kundër efektshme edhe në rast se ka patur ndonjë dyshim për keqpërdorim, i cili duhet të sanksionohet, proporcionalisht, nëse vërtetohet”, shkruan Grubi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme