Ekipet e qendrës veterinare ”Todor Velgov”, të monitoruar nga zyrtarët inspeksional të Kumanovës, sot dhe nesër do të bëjnë aksion për largimin e qenve endacak nga rrugët e Kumanovës.
Në aksionin e ditës së sotme janë kapur 20 qenë endacak. Qentë që do të kapen do të vaksionohen me vaksina të parapara sipas rregullores duke u bazuar ne Ligjin për mirëqenie dhe mbrojte të kafshëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Do të ruhen 30 ditë dhe do të ofrohen për strehim shtëpiak, ndërsa nëse nuk gjejnë strehim, përsëri do të kthehen në vendet ku janë marrë.
Qentë që janë kapur në këtë aksion, disa herë kanë qenë shqetësim për qytetarët dhe kanë kafshuar disa prej tyre.
Nga fillimi i realizimit të këtij tenderi, për të cilin komuna ka paraparë 800.000 denarë, janë kapur afër 350 qenë endacak. Komuna e Kumanovës është një ndër komunat e rralla në Maqedoni që e praktikon aksionin për kapjen e qenve endacak./Telegrafi/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...