Aksion i madh policor në Shkup Haraçinë e Hasanbeg, 8 të ndaluar

10:00 | 10 Maj 2019
Arbresh.info

Mësohet se policia në kuadër të një operacioni në shkallë të gjerë në Shkup dhe rrethinë të kryeqytetit, mbrëmë ka zhvilluar një operacion antidrogë intensiv.

Numri i të ndaluarve, deri në këto momente,  mendohet të ketë arritur në 8 persona.

Operacioni është zhvilluar në Shkup, deri në orët e para të hershme të mëngjesit, siç mëson Alsat brenda burimeve të veta aksioni është zhvilluar në rrugën Cvetan Dimov, nëpër disa lokacione në Haraçinë dhe në gjashtë lokacione në Hasanbeg.

Operacioni është zhvilluar  në kuadër të Sektorit për Krim të Organizuar dhe Njësitit të Ndërhyrjes së Shpejt, Shkup.

Më shumë detaje rreth aksionit të mbrëmshëm policor janë paralajmëruar sot nga autoritetet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme