Aksion i madh policor në fshatra të Likovës, Kumanovës dhe Shkupit

13:47 | 15 Tetor 2020
Arbresh.info

Prej orëve të hershme të mëngjesit ka filluar aksion i madh policor në rajonin e Likovës, Kumanovës dhe Shkupit.

Aksioni është i përqendruar në fshatin Llojan, ku sipas informacioneve të para është arrestuar një grup i kontrabandistëve të emigrantëve, raporton Kanal 5.

Aksioni është duke u realizuar nga forcat speciale, kurse tereni mbikëqyret edhe nga helikopterët e policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme