Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njëfton mbi realizimin e aksionit ballkanik ku janë përfshirë disa shtete, e që ka të bëjë me tregtinë me marihuanë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në bashkërendim me organet përgjegjëse për luftimin e tregtisë me drogë në Shqipëri, Greqi, si edhe në bashkëpunim me SELEK qendrën në Bukuresht të Rumanisë, janë kryer hetime në territorin e Maqedonisë ku në dy raste janë kapur katër shtetas të Maqedonisë duke tregtuar marihuanë.
Kështu, janë arrestuar K.H (48) nga Struga dhe S.A (34) nga Shkupi, pjesëtarë të një rrjeti ndërkombëtar. Prokuroria themelore ka ngritur kallëzim penal për këta dy persona, si edhe për personat S.A.D (43) dhe A.Q (44) nga Shqipëria.
Ndaj tyre rëndon akuza e ”prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...