Google ADS

Aksidentohet një 20-vjeçare në Shkup

12:52 | 17 Shkurt 2018
Arbresh.info

Qytetarja e Shkupit GJ.GJ. (20) u lëndua rëndë pasi u godit nga një automjet “Ranger Rover” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 30-vjeçar.

Aksidenti, siç është njoftuar nga Ministria e Brendshme, ka ndodhur në udhëkryqin e rrugës “Nënë Tereza” dhe “Aco Karamanov”.

“Në aksident lëndime të rënda ka marrë GJ.GJ, e cila me Ndihmën e Shpejtë është dërguar në spitalin “Nënë Tereza”, ku i janë konstatuar rëndime të rënda trupore”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme