Një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur ka ndodhur disa çaste më parë në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Progor të Devollit.
Sipas informacioneve paraprake, dy persona janë aksidentuar teksa udhëtonin me motor.
Një prej tyre ka vdekur në vend, ndërkohë që është mësuar se personi tjetër që kishte mbetur i plagosur ka ndërruar jetë më pas në spital.
Mësohet se motori është përplasur me një automjet tip “Benz”. Automjeti drejtohej nga një 55-vjeçar me iniciale P.G.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...