Google ADS

Aksidenti tragjik në Bullgari/ Përfundon grumbullimi i dëshmive

10:16 | 20 Janar 2022
V. S.

Ka përfunduar grumbullimi i dëshmive për aksidentin e rëndë me autobus në autostradën Struma në Bullgari dhe hetimi është nga fundi, raporton MIA.

Për momentin janë mbledhur një numër i madh i dëshmive të nevojshme për zbardhjen e të vërtetës objektive, deklaroi për BTA-në, zëdhënësja e prokurorit të përgjithshëm Sijka Mileva.

Incidenti ka ndodhur në fund të nëntorit, kur autobusi me regjistrim nga Republika e Maqedonisë së Veriut e përfshiu flaka me më shumë se 40 persona, mes tyre edhe fëmijë, dhe të gjithë e humbën jetën. Turistët kishin udhëtuar nga Turqia për në Maqedoninë e Veriut.

“Ajo që mbetet të bëhet është të dërgohet lutje për ndihmën e juridike në Shkup, me qëllim që të informohen dhe njihen me familjarët e viktimave. Sipas legjislacionit bullgar, ata kanë të drejtë të ngritin padi civile në procedurën gjyqësore dhe të njihen me materialet nga procedura para hetimore”, shtoi Mileva.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme