00:58 | 21 Gusht 2017
Trina Galanxhi
Rreth personave te hospitalizuar në rrugën Veles-Shkup, Ministria e Shëndetësisë ka dalë me informatë si vijon:
- Në Klinikën Universitare për sëmundje kirurgjike Shën Naum Ohridski, janë pranuar 6 persona nga të cilë vetëm një më i moshuar është në kujdes intenziv por në gjendje stabile. Të gjithë pacientët tjerë janë jashtë rrezikut për jetë.
2. Në Spitalin e përgjithshëm në Veles janë pranuar 4 pacientë dhe të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.
3. Në Klinikën Nëna Terezë janë sjellur gjithsejt 17 pacientë, nga të cilët katër janë në KARIL, – një pacient është sjellur me gjakderdhje abodminale, një me lëndim serioz torakal, dhe dy të tjerë me lëndime torakale. Për fat të keq, një nga të lenduarit ndërroi jetë.
Një pacient në kirurgjinë e fëmijëve është futur urgjentisht në operacion;
– dy pacientë në neurokirurgji, janë nën observim
– Shtatë në ortopedi, gjithashtu nën observim
– Të lënduar janë tre pacientë për momentin në Qendrën urgjent kirurgjikale.
4. Në Spitalin e Qytetit “8 shtatori” është pranuar vetëm një pacient me lëndime serioze, por në gjendje stabile, jashtë rrezikut për jetë
Ministria e Shëndetësisë shpreh ngushëllime deri te familja e të ndjerit dhe shërim të shpejtë të lënduarve.