Aksidenti në Llaskarcë, dëmshpërblimi përmes Odës

19:46 | 14 Mars 2019
Arbresh.info

Një muaj pas fatkeqësisë në Llaskarcë, dhe raportit të sotëm të Prokurorisë Publike, rritet trysnia ndaj Agjencisë “Durmo Tours”, Kompanisë së tyre të kontrollit teknik dhe NP “Rrugët e Maqedonisë” për shkak se kjo e fundit nuk ka siguruar sipas standardeve mbrojtëse anësore të autostradës.

Kjo nënkupton se familjet e viktimave dhe të lënduarit nga aksidenti tragjik me autobus mund të kërkojnë dëmshpërblimin edhe përmes padive civile ndaj këtyre tri autoriteteve.

Por, kreu i Odës së Ndërmjetësve, Sllave Mlladenovski, i tha Alsat-it se për mosmarrëveshjet eventuale për pagesën e dëmeve shpirtërore të këtij rasti, ka bazë ligjore që përmes procesit të Ndërmjetësimit të arrihet një kompromis mes palëve, pa u futur në procese gjyqësore.

Ky proces do të ju mundësoj atyre që në procedurë të përshpejtuar të arrijnë te shpërblimi i dëmeve jo materiale. Për të filluar këtë proces, nevojitet që të përzgjedhin një Ndërmjetësues të autorizuar nga Oda dhe Ministria e Drejtësisë”- tha Sllave Mlladenovski, kryetar i Odës së Ndërmjetësve të RMV-së.

Oda e Ndërmjetësve sot mori edhe firmën e kreut të Qeverisë për të ndërhyrë edhe në çështjet e pazgjidhura ndërmjet ekzekutivit dhe personave fizik ose juridik. Kryeministri Zoran Zaev tha se ndërmjetësimi është një mekanizëm alternativ, i cili determinon reformat në sistemin e drejtësisë.

Memorandumi obligon bashkëpunimin dhe inkurajimin e personave juridikë në përzgjedhjen e Ndërmjetësimit si procedurë. Si të paraqesim anët e mira të ndërmjetësimit për të ndërtuar një kulturë të bashkëpunimit të ndërsjellë për zvogëlimin e shkallës së konfliktit ndërmjet qytetarëve, si dhe ndërmjet qytetarëve dhe personave juridikë me edukim, duke sqaruar dhe rekomanduar që mosmarrëveshja të zgjidhet në mënyrë të kënaqshme për gjitha palët në procedurë ndërmjetësimi”- theksoi Zoran Zaev, kryeministër i RMV-së.

Kujtojmë që Kompania e sigurimeve “EuroSig”, në të cilën ishte i siguruar autobusi i aksidentuar, ka shprehur gatishmërinë që të paguaj koston e plotë prej 675 mijë eurove, për dëmet fizike të 59 udhëtarëve. Sipas tyre, deri më tani janë paguar dëmshpërblimet vetëm për familjet e 7 viktimave, dhe iu bëjnë thirrje të përfshirëve tjerë në aksident që të paraqesin kërkesat për dëmshpërblim.

Përmes kësaj polise të sigurimit, familjet e të vdekurve do të kompensohen me nga 4.500 euro. Për udhëtarët me invaliditet 9 mijë euro, dhe nga 2.200 euro për udhëtarët me lëndime trupore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme