Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, Venko Filipçe deklaroi sot se po punohet intesivisht që sot ose më së voni nesër të mund të kryhen analizat e ADN-së, dhe më pas të mund të filloj transporti i trupave të viktimave të aksidentit tragjik të 23 nëntorit në Bullgari.
“Po punohet intensivisht që të kryhen analizat e ADN-së, atë janë duke e bërë kolegët në Bullgari, kolegët nga Instituti i mjekësia ligjore janë në kontakt të përditshëm, ajo është diçka që duhet të kryhet sot, ose më së voni nesër, pas çka do të organizohet transporti i viktimave”, tha Filipçe.
Në aksidentin në Bullgari jetën humbën 45 persona, ndërsa 7 u lënduan.
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj