Gjatë ditës së djeshme në Shkup ka ndodhur një aksident tragjik në të cilin ka humbur jetën një burrë 36-vjeçar, nga fshati Marino.
Sipas informacioneve të MPB-së, dje rreth orës 23:30 në bulevardin “Aleksandri i Maqedonisë” G.S (36) duke drejtuar makinën e tij “Mercedes” me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin mbi makinë dhe ka goditur një dru, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“G.S nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa bashkudhëtari Z.M (38) gjithashtu nga fshati Marino ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën për Urgjencë, ku është mbajtur për kurim”, thonë nga policia.
Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe punojnë për zbardhjen e aksidentit./Telegrafi/
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...