Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot rreth orës 1:45 minuta në Serbi, në afërsi të Leskovcit, ku një autobus me targa të Maqedonisë i kompanisë “Euro Bus” ka dalë nga rruga për shkaqe ende të panjohura dhe për pasojë kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa 32 të tjerë kanë ngelur të lënduar dhe janë shtruar në spital me lëndime të ndryshme.
Aksidenti rrugor ka ndodhur në autostradën Leskovc-Nish në drejtim të Nishit. Autobusi ishte nisur e kaluar nga Maqedonia.
Në spitalin e Leskovacit janë dërguar 28 persona që janë në gjendje më stabile, ndërsa në atë të Nishit janë dërguar 4 persona të cilët ndodhen në gjendje kritike.
Autobusi ishte nisur mbrëmë nga Prilepi dhe për destinacion final kishte kishte Vjenën.
Lautaro Martinez barazon rekordin e golave të Maradonës për ...
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
“Isha shtatzënë kur u preka me tumor, humba edhe shikimin”/ ...
Anisa qan sërish, Lela i qëndron pranë
Zhduket një 36-vjeçare në Korçë, detajet e para
Raketat amerikane mbi Rusi/ Zelensky: Do t’i përdorim të gji...