SPB Tetovë njofton se dje një 49-vjeçar me veturën e tij ka goditur një këmbësorë 23-vjeçar, me çka ka pësuar lëndime të rënda trupore.
“Mbrëmjen e djeshme (15-gusht) rreth orës 21:50 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, automjeti “BMW” me targa regjistrimi të Tetovës e drejtuar nga M.P. (49) nga Reçica e Madhe e Tetovës ka goditur 23-vjeçaren T.R (këmbësor) nga Saraqina e Tetovës.
Në aksident T.R. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, ku është dërguar për ndihmë mjekësore.
Në vendin e aksidentit, prokurori publik dhe ekipi i SPB-Tetovë kanë kryer inspektimin”, njoftojnë nga SPB Tetovë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...