Google ADS

Aksident në Strugë, ndërron jetë një person

11:25 | 6 Nëntor 2018
V. S.

Policia e Maqedonisë njofton se në aksidentin e ndodhur mes një autobusi me tabela të Ohrit dhe automobilit me tabela të Strugës, ka humbur jetën shoferi i automjetit.

Aksidenti ka ndodhur në mëngjes në rrugën magjistrale Podmolje-Strugë, në udhëkryqin te fshati Mislishevë, ku një person humbi jetën dhe pesë persona janë lënduar, informojnë nga SBP Ohër, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vendin e ngjarjes po bëhet këqyrja e vendit të ngjarjes nga Prokurori Publik dhe ekipit policore të stacionit policor të Strugës./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme