Aksident në Shkup, humb jetën një motoçiklist

11:35 | 19 Qershor 2020
A. B.

Një 32-vjeçar banor i fshatit Stajkovci të Shkupit, ndërroi jetë mbrëmë në një aksident automobilistik në bulevardin “Kiro Gligorov”.

Aksidenti ndodhi kur një kamion me një gjysmë rimorkio i drejtuar nga një shtetas serb goditi motorin.

Motoçiklisti vdiq në vendngjarje, ndërsa ekipi i SPB Shkup ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme