Google ADS

Aksident në Serbi, treni e çan në dysh autobusin

11:24 | 22 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Një tren është përplasur me një autobus që po barte nxënës në jug të Serbisë, duke e çarë në dysh e vrarë pesë persona, thotë policia.

Dhjetëra njerëz janë lënduar dhe dy adoleshentë janë duke luftuar për jetë pas aksidentit, që ndodhi në afërsi të Nishit, transmeton portali arbresh.info.

Një fëmijë dhe dy të rritur kanë humbur jetën në vend, kurse dy të tjerë ndërruan jetë më vonë në spital.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë që njëra nga lokomotivat e trenit kishte dalë nga binarë.

Të gjitha viktimat në këtë aksident ishin nga autobusi, i cili u dëmtua rëndë nëpër hekurudhë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme