Në orët e mëngjesit të 29 prillit në polici është paraqitur se në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar ka ndodhur një aksident në të cilën ka humbur jetën një person, ndërsa dy të tjerë janë lënduar.
Siç informojnë nga MPB, aksidenti ka ndodhur në hyrje të fshatit Zajas, ndërsa në të janë përfshirë vetura “Golf” e drejtuar nga një 22-vjeçar nga Sërbica me targa të Kërçovës, një veturë “Seat” e drejtuar nga një 63-vjeçar nga Kërçova dhe një “Forrd Escort” me targa të Ohrit e drejtuar nga një 23-vjeçar nga fshati Strogomishtja e Epërme.
Në aksident ka humbur jetën një 54-vjeçar nga fshati Strogomishtja e Epërme, bashkudhëtar në veturën “Ford Escort”. Lëndime të rënda trupore kanë marrë shoferët e veturave Ford dhe Seat, të cilët janë dërguar në spitalin e Kërçovës.
Në vendin e ngjarjes inspektim kanë bërë ekipet e policisë nga SPB-Kërçovë./telegrafi
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...