Aksident në Kumanovë, humb jetën një person

12:47 | 29 Shkurt 2020
A. B.

Një person humbi jetë ndërsa personi tjetër është në gjendje të rëndë shëndetësore pas aksidentit që ndodhi sot në mëngjes.

Nga ndihma e shpejtë thonë se personi i lënduar është bartur në klinikat e Shkupit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 6:00 në bulevardin ‘Revolucioni i tetorit’.

Nga SPB Kumanovë vërtetuan se ka ndodhur aksident ndërsa informacione do të ketë gjatë ditës së sotme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme