Në Spitalin Klinikë të Shkupit ka ndërruar jetë një person, i lindur më vitin 1994, pas një aksidenti të rëndë që ndodhi sot në Kavadar.
Personi tjetër, i lindur më 1991, është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ende është në klinikë, deklaroi për AIM zëdhënsja e Prokurorisë Publike, Elizabeta Nedanovska.
Prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike në Kavadar në koordinim me një ekip inspektorësh nga Ministria e Brendshme inspektuan vendin ku ndodhi sot aksidenti i rëndë në të cilën humbi jetën një person.
“Sot pasdite rreth orës 12:45 në një udhëkryq në Kavadar, u përplasën një motor “Yamaha” dhe një xhip “Ford” me targa të Manastirit. Sipas informacioneve paraprake, aksidenti erdhi ku xhipi po kthehej majtas në kryqëzimin e bulevardit kishte goditur motorin që vinte nga kahu i kundërt. Shoferi dhe pasagjeri i motorëve morën lëndime të rënda trupore dhe u transportuan menjëherë në klinikat e Shkupit. Si pasojë e dëmtimeve, shoferi i motorit (26) ndërrojë jetë, ndërsa shoku i tij (29) është në gjendje kritike”, thuhet në deklaratë.
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...
Edi vjen në studion e Prime, Dini e ngacmon: “A pate ka me h...
Moti i keq- Policia Rrugore e Shqipërisë thirrje drejtuesve ...