Aksident i rëndë në Maqedoninë e Veriut, një i vdekur dhe 20 të plagosur

21:33 | 30 Janar 2024
D.H

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në rrugën Manastir-Demir Hisar në Maqedoninë e Veriut.

Sipas burimeve nga mediat vendase, raportohet se një makinë dhe një furgon që transportonte punëtorë janë përplasur me njëri-tjetrin.

Aksidenti ndodhi në dalje të Manastirit, rrugës për në Demir Hisar. Në vendin e ngjarjes jetën e humbi shoferi i makinës i moshës 24 vjeçare, ndërsa 20 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Njësitet zjarrfikëse nga Manastiri ndihmuan në nxjerrjen e viktimës dhe personave të lënduar.

Nga spitali i Manastirit thonë se kanë pranuar 20 pacientë dhe asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./euronews.al

Të ngjashme