Google ADS

Aksident i rëndë në Maqedoni, dy të vdekur

20:07 | 26 Shtator 2017
Arbresh.info

Dy persona ka humbur jetën në rrugët në Maqedoninë lindore në dy aksidente automobilistike , të cilat ndodhën në periudhë prej tre orëve.

Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova njoftoi se në rrugën magjistrale mes fshatit të Vinicës, Istibanja – Makedonska Kamenicë, në kthesën në afërsi të basenit të peshqve “Savaro” humbi jetën një burrë 51-vjeçar nga fshati Obleshevë.

Fatkeqësia ndodhi pasi që automjeti i tij ngarkues “Mahindra” ka dalë nga rruga. Vozitësi ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, mjekët vetëm e kanë konstatuar vdekjen.

Tre orë më vonë, rreth orës 13:30 në hyrje të Makedonska Kamenicës në rrugën e cila çon drejt fshatit Cer nga shkaqe tani për tani të pakonfirmuara ka ardhur deri te ndeshja mes automjetit Ford me targa të Makedonska Kamenicës dhe Folksvagen Polo me targa të Shkupit.

Panajotova thotë se në vendin e ngjarjes jetën e ka humbur bashkëudhëtarja 75-vjeçare nga automjeti Polo, ndërsa djali i saj 55-vjeçar është lënduar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme