Akar: Turqia dhe SHBA kanë traditë të gjatë të bashkëpunimit

17:33 | 23 Nëntor 2020
Arbresh.info

“Në marrëdhëniet tona me SHBA-të, ndonjëherë ka ngritje e zbritje dhe dallime, si me vendet e tjera, por të dy vendet kanë një traditë të gjatë bashkëpunimi”, tha ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar.

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë Hulusi Akar, është shprehur se krahas dallimit në mendime, Turqia dhe SHBA kanë marrëdhënie strategjike të rrënjosur thellë.

“Në marrëdhëniet tona me SHBA-të, ndonjëherë ka ngritje e zbritje dhe dallime, si me vendet e tjera, por të dy vendet kanë një traditë të gjatë bashkëpunimi”, tha Akar në një ngjarje virtuale të organizuar nga Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë, Halifax, me bazë në Washington .

Ai tha që të dy vendet po punojnë së bashku, krah për krah në Kore, Somali, Ballkan, Afganistan dhe rajone të tjera. Por, shtoi ai, dallimet shpesh e lënë në hije bashkëpunimin, i cili duhet të shmanget.

Në një video të shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë në Twitter, Akar theksoi rolin aktiv të Turqisë në NATO, të cilës iu bashkua në vitin 1952.

“Si një aleat i NATO-s për gati shtatë dekada, Turqia ka dhënë kontribute thelbësore në sigurinë Euro-Atlantike”, tha ai duke shtuar se Turqia është në mesin e pesë kontribuuesve më të mëdha të trupave në misionet dhe operacionet e NATO-s dhe midis tetë kontribuuesve kryesorë financiarë në bllok.

“Në aleancën prej 30 kombeve, pikëpamjet dhe qasjet e ndryshme janë mjaft normale. Forca e NATO-s qëndron në aftësinë e saj për të kapërcyer dallimet. Turqia është në thelb të NATO-s, duke ndarë vlerat e saj dhe duke përmbushur të gjitha përgjegjësitë e saj”, tha ministri./AA/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme