Vazhdoni me entuziazëm, me energji dhe përkushtim në kryerjen e detyrave që ju presin, sepse nga sot jeni edhe fytyra e Armatës, tha ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në klasën e 22-të të nëntogerëve të cilët u graduan sot në Akademia Ushtarake “Mihajlo Apostolski”.
“Nga sot secili prej jush i bashkohet Armatës. Ju sjellni energji të re, mendim progresiv, por mos harroni kurrë kontributin e ish pjesëtarëve dhe atyre të tanishëm të Armatës. Shikoni ndaj tyre me shumë respekt, sepse ata i kanë meritat për atë që kemi sot. Respektoni të kaluarën, festoni historinë, por krijoni veprat tuaja me të cilat do të njiheni dhe do të kujtoheni”, tha Petrovska.
Duke iu drejtuar oficerëve të rinj, Petrovska u tha atyre që anëtarësimin në Armatë ta shohin jo vetëm si angazhim pune, por edhe si detyrë dhe obligim të shenjtë për të ndërtuar dhe mbrojtur atdheun.
“Sfidat moderne të sigurisë kërkojnë gjithashtu doktrina dhe teknologji moderne. Prandaj, unë marr përsipër si ministre që t’ju siguroj kushte për edukimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional. Unë gjithmonë do të jem në anën e asaj që është më e mira për ju, ju jeni e ardhmja e Maqedonisë”, theksoi Petrovska.
Oficerët më të mirë të gjeneratës u shpallën Kristijan Ilievski, Nikolina Pejoviq dhe Sara Ilievska.
Në ceremoninë e sotme u promovua edhe klasa e 26-të e kadetëve të Akademisë Ushtarake, e cila ka 39 anëtarë.
Dekani i Akademisë Ushtarake, kolonel Mitko Bogdanoski u tha kadetëve të rinj që të vazhdojnë rrugën që kanë zgjedhur dhe të rriten në udhëheqës të përkushtuar, të cilët do të dinë të përballen me situatat më të vështira.
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...