Ahmeti: Unë ju ofrova kandidat të përbashkët opozitës shqiptare, ata e refuzuan me përbuzje

09:07 | 19 Prill 2019
Arbresh.info

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti gjatë debatit në emisionin Click Plus të televizionit 21 në Shkup ka folur edhe për konsensualitetin ndërkombëtar.

“Unë i ofrova kandidat të përbashkët opozitës shqiptare si vendim i kryesisë së BDI, dy partitë opozitare shqiptare e përbuzën iniciativën time. Unë dola nga mbledhja dhe unë e kumtova vendimin e BDI-së. Si forcë serioze me kapital kombëtar e ndërkombëtar, BDI ofroi kandidaturë të përbashkët, por ata e refuzuan” tha Ahmeti.

Ahmeti ka shtuar që asnjë matematikë nuk i është prishur BDI-së nga hapat e opozitës.

“Me këta hapa të guximshëm askush nuk humb. Duhet të kesh kapital kombëtar dhe nuk mundet shumë njerëz t’i hynë këtyre projekteve, por BDI ka kapacitet të plotë. Ne nuk bëjmë politike sot për nesër, sa për sondazhe, ne i bëjmë çdo ditë”, ka përfunduar Ahmeti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme