Google ADS

Ahmeti tregon se si do të zhvillohet regjistrimi popullsisë

08:16 | 23 Janar 2021
Arbresh.info

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti premton se institucionet bëjë punën e tyre që asnjë banorë rezident ose jo rezident të mos mbetet i pa regjistruar.

Ai këto komentet i bëri në emisionin “Politica” në Tv Globi.

Ai sqaroi se si do të regjistrohet edhe diaspora.

“Sa i takon regjistrimit, ka patur debate, edhe debate publike. Është një ndërmarrje statistikore, nuk është një ndërmarrje poltike dhe është një moment që duhet të ndodh. Është duke u kërkuar nga institucionet relevante ndërkombëtare, nga KB, nga BE. Kjo për të patur një statistikë më të saktë mbi ekonominë e vendit, mbi pasuritë e vendit, mbi banorët rezident të vend dhe asnjëri nuk do të jetë përjashtues. Fillimisht do regjistrohemi ne, pastaj ata që janë jashtë përmes dokumenteve validen nga të afërmit e tyre këtu ose përmes Entit Shtetëro të Statistikave. Do të dihet sa janë rezident dhe jo rezident, por prapë të gjithë banorë të këtij vendi”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Ai tha se shqiptarët nuk mund të dalin më pak se 25 për qind, aq sa ishin në vitin 2002, por edhe sipas përqindjes me Marrëveshjene Ohrit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme