Kryetari i Bashkimit për Integrim Ali Ahmeti realizoi takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ku biseduan për krizën e shkaktuar nga coronavirusi dhe për procesin integrues të Maqedonisë së Veriut.
“Sot në qeveri takova Kryeministrin Zaev për të bërë një vlerësim të përbashkët për 100 ditëshin e qeverisë së re dhe për të diskutuar për hapat në vijim.
Kujdesi për shëndetin publik dhe beteja me Covid-19, ndihma për ekonominë, përkrahja për ndërmarrjet dhe rrogat e punëtorëve, konferenca ndërqeveritare me Bashkimin Evropian dhe kontesti rreth marrëveshjes së fqinjësisë së mirë ishin temat kryesore që u shtjelluan bashkë edhe me zbatimin e marrëveshjes së koalicionit dhe programit qeveritar.
Vlerësuam që përpjekjet qeveritare të koalicionit tonë duhet të vijojnë dhe të mbetemi në të njëjtin drejtim i cili përkrahet edhe nga qytetarët dhe nga komuniteti ndërkombëtar”, shkruan Ali Ahmeti në Facebook.
Sot në qeveri takova Kryeministrin Zaev për të bërë një vlerësim të përbashkët për 100 ditëshin e qeverisë së re dhe për…
Posted by Ali Ahmeti on Saturday, December 12, 2020
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë