Google ADS

Ahmeti takon korin diplomatik të shteteve të BE

20:28 | 3 Maj 2017
Arbresh.info

Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari Ahmeti, realizoi takim me delgacionin e lartë të përfaqësuesve diplomatik të shteteve të BE-së në vend, të përbërë nga Ambasadori i Britanisë së Madhe z. Charles Garrett, ambasadori i Mbetërisë Holandeze z. Wouter Plomp, ambasadori i Suedisë z. Mats Staffansson si dhe zv/Ambasadori i Republikës Gjermane z. Marco Acquaticci.

Në takim mysafirët përshëndetën zgjedhjen e Kryeparlamentarit të ri në Kuvendin e Maqedonisë si dhe rikonfirmuan mbeshtetjen e plotë të BE-së, për sa i përket formimit sa më të shpejtë të institucioneve ekzekutive, me qëllim që vendi përmes një qeverie të re dhe reformiste, të vazhdojë sa më shpejtë rrugën drejt proceseve integruese në BE dhe NATO./tetovaSot

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme