Google ADS

Ahmeti: S’jam politikan i salloneve dhe biskotave, nuk lejoj të preket shqipja

10:12 | 13 Dhjetor 2024
L G

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmet, në tubimin e të enjtes me qytetarët në Gostivar, gjatë fjalës së tij theksoi se nuk do të lejoj të preket ligji për gjuhën shqipe, pasi që siç shtoi është larë me gjak.

Ahmeti e bëri të qartë se ashtu siç nuk është e mbyllur çështjen e shqyrtimit të ligjit të gjuhëve në Maqedoni të Veriut dhe se e konsideron si një përpjekje të zhvlerësimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe faktorit politik shqiptar nga pushteti i tanishëm, që edhe i paralajmëroi të mos bëhet.

“Këto nuk i kanë shkollat e mia për nacionaliste, dhe të organizimeve të forta. Këta janë krejtë që vijnë salloneve. Unë nuk jam politikan i salloneve, as i biskotave. Por këto politika nuk na qojnë përpara. Merreni me mend deri ku kanë shkuar gjërat, vendimi dje i Gjykatës Kushtetuese është që ky ligj do të shtyhet për 3 muaj, në mars, eventualisht në maj ku do të thirren ekspert dhe kryetar të partive politike. Çka dmth kjo? Të rinegociohet Marrëveshja e Ohrit e cila është e garantuar nga SHBA, BE, NATO dhe e larë me gjak nga UÇK-ja”, tha mes tjerash, Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Të ngjashme