Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, tha se sa i përket atij për ligjin e gjuhëve, ai është miratuar dhe se çështja është tek koha e përfundimit të tij.
“Kemi pritur 150 vite, do të presim edhe disa ditë”, ka thënë Ahmeti, në akademinë solemne me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, që u mbajt në Shkup nën organizim të BDI-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ligji i gjuhëve ka ngecur në Kuvend, pasi OBRM-PDUKM-ja ka dorëzuar mbi 35 mijë amendamente.
Kuvendi duhej të fillonte diskutimin për amendamentet në fillim të këtij muaji, por u shty për shkak se amendamentet nuk ishin të përkthyera.
Ligji i gjuhëve u kthye në lexim të tretë, pasi presidenti Gjorge Ivanov vendosi të mos e nënshkruajë dhe me disa vërejtje e ktheu tek deputetët./Telegrafi/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...