Ish-kryetari i Komunës së Tetovës dhe diplomati i njohur, Alajdin Demiri, sot në moshën 65-vjeçare ka ndërruar jetë.
Krerët e partive politike në Maqedoni, Ali Ahmeti, Ziadin Sela dhe Bilall Kasami, kanë shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të analistit politik dhe universitar.
Ali Ahmeti:
“Familjes dhe miqve të z. Alajdin Demiri, ish ambasadorit dhe kryetarit të Tetovës, ju shpreh ngushëllime të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me ata për humbjen e tyre të sotme”.
Ziadin Sela:
“Të rrosh në mbamendjen e njerëzve që lë pas, nuk është të vdesësh. Edhe gjatë kohë do të rrosh në mbamendjen tonë miku im, Alajdin Demiri. Ti nuk u dorëzove kurrë, jetove i lirë dhe rob i ideve të tua, përfaqësues i denjë i idesë dhe rrugëtimit kombëtar shqiptar.
Thonë që vdekja të mbyll gojën, por kjo nuk vlen për ty miku im i shtrenjtë, ti do vazhdosh të flasësh edhe pasi ke ndërruar jetë. E çuditshme Alajdin edhe në vdekje njerëzit janë egoistë! As unë nuk bëj përjashtim. Themi, humbëm një njeri të madh, ne, të gjithë. Në momente të vështira kur duhej të merrja ndonjë vendim, çdoherë ishe aty, një telefonatë larg. Un humba një mik, humba një plak te urtë dhe të thellë në mendimet e tija. S’ma merr mendja që do të pëlqente dikush të të thoshte plak, sepse ti nuk ishe i shkuar në moshë, por urtësia jote të bënte të tillë. Pusho në paqe plak i urtë!”.
Bilall Kasami:
“Tetova sot e humbi simbolin e flamurit, Alajdin Demirin kryetarin tonë të dashur, i guximshëm, patriot. Tetova sot i jep lamtumirën birit të saj e shqiptaria, simbolit të flamurit shqiptar. Do të kujtojmë përherë, Tetova nuk do ta haroj atë që bëre, për flamurin kuq e zi”.
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë