Ahmeti: Që në rini kemi vepruar dhe punuar që shqiptarët sot të jenë të Zot në tokën e tyre

11:13 | 29 Prill 2019
V. S.

Bashkimi Demokratik për Integrim dje bëri përzgjedhjen e re të kryesisë së forumit rinor të BDI-së të cilët do ti paraprijnë proceseve më me rëndësi në vend siç është integrimi i vendit në NATO dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në fillim të fjalimit u ndal tek rinia e tij ku të rinjve të cilët ishin prezent në sallë ju bëri me dije se veprimtarinë e ka filluar nga momenti kur është ndaluar përdorimi i gjuhës shqipe.

“Neve na mohonin të drejtën e shkollimit në gjuhën tonë amtare gjatë viteve 77/78. Katër herë është mbyllur gjimnazi ku kam kryer unë shkollimin, vetëm e vetëm që të mos mësohet në gjuhën shqipe. Për atë gjuhë, të gjithë bashkëmoshatarët jemi rrahur dhe maltretuar deri në alivanosje, me të vetmin qëllim që ta harrojmë dhe fshimë nga kujtesa gjuhën që flasin nënat tona. Kur nuk e humbëm qëllimin dhe orientimin, gjithmonë punuam dhe vepruam që populli ynë, që kombi ynë të jetë i lirë, i barabartë në mesin e barabartëve, të jetë me identitet dhe dinjitet dhe jo qiraxhi në shtëpi të vetë andaj duke mos e humbur qëllimin, i arritëm që ti realizojmë pasi shqiptarët janë ndryshe nga ata shqiptarët nga vitet e 70/80 dhe 2000, sot shqiptarit i dalin zot shtëpisë së vetë. Dikur iknin fëmija nga policia, sot i kemi 2000 polic shqiptarë, iknin nga uniforma ushtarake, sot kemi 2000 oficer dhe nën oficer shqiptarë. Festa e nëntorit dhe flamurit festohej fshehurazi nga okupatori sot autoritet të larta dënohen me 5000 euro për mos përdorim të flamurit kombëtarë”, tha Ahmeti. njofton Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti potencoi se në vargun e këtyre organizimeve nga Forumi i Grave, Forumi i Rinisë që së bashku të punohet në përgatitjen e radhës së kongresit të BDI-së.

“ Të gjithë oponentëve do jua bëjmë me dije ku do ju dridhet toka ndër këmbë se BDI-ja sot është shumë ma i fort se para 18-të viteve kur është themeluar sepse sot frenat drejtimin e Forumit të Rinisë të BDI-së e marrim ata të cilat kanë lindur në vitin 2001 dhe sot marrin drejtimin e kësaj lëvizje dhe pasurie kombëtare Bashkimit Demokratik për Integrim. Ky thesar duhet ruajtur me fanatizëm sepse ruajmë historinë tonë që rrjedh drejtpërsëdrejti nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare”, nënvizoi Ahmeti.

Në fund të fjalimit të tij kryetari i BDI-së, Ahmeti uroi anëtarët e rinisë së posa zgjedhur që të jenë të suksesshëm në organizimin e Kuvendeve nëpër rrethe.

“Kryetarit të ri Avni Rustemit i uroj shëndet dhe sukses që do të udhëheq me organizatën e rinisë. Avni sigurisht që ju do të keni edhe debate por asnjëherë as durimin por as edhe qëllimin. Duke respektuar mendimin e të gjithëve, duke i dëgjuar të gjithë dhe tani vendimet përfundimtare dalin si rezultat i gjithë debatit dhe kjo është pasuria më e madhe që e ruajti e përforcoi dhe ngriti Bashkimin Demokratik për Integrim“, përfundoi Ahmeti./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme